Lokale
Lugina nisë festën e Fitër Bajramin
Në xhamitë e Luginës sot rreth orës 6:15 minuta është falë namazi i Fitër Bajramit.
Me mijëra besimtarë të Luginës së Preshevës pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, kanë filluar të urojnë njëri tjetrin për këtë festë të madhe.
Xhamitë në Komunë të Bujanocit dhe Preshevës ishin përplot me besimtarë, që për dallim nga viti i kaluar këtë vit ishin të stërmbushura për faktin se edhe një numër i madh i bashkatdhetarëve po qëndrojnë në këto komuna të Luginës.
Besimtarët pas faljes së namazit kanë filluar vizitat tek farefisi dhe miqtë për t’i uruar Bajramin.
Fitër Bajrami është festë islame që shënohet pas agjërimit të muajit të shenjt të Ramazanit, që këtë vit numëronte 30 ditë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!