Urimet me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor
Lokale

Urimet me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

02.Sep.2013 07:35
0
Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi me rastin e fillimit të viti të ri shkollor, i uron nxënësve suksese të larta, duke qenë i gatshëm të lehtësojë mbarëvajtjen e këtij viti shkollor. Arifi në letrën drejtuar nxënësve, prindërve e mësimdhënësve i dëshiron suksese gjatë procesit edukativo-mësimor, duke i garantuar një ambient me kushte të mira për zhvillim të mësimit të rregullt./Titulli.com/ *****************************************************************************************************  bujanoci-logo

Urimi i kryetarit Nagip Arifi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal, të administratës komunale dhe në emër të qytetarëve të komunës së Bujanocit të gjithë nxënësve t’ua uroj fillimin e vitit të ri shkollor. Shpreh bindjen time se në këtë vit do të tregoni suksese të larta në zotërimin e mësimeve dhe se do t’i përkushtoheni me seriozitetin më të madh procesit edukativ. Poashtu përgëzoj edhe punonjësit arsimorë të cilët shpresoj se do të japin maksimumin në misionin e tyre të shenjtë në dhënien e dijes. Lëvdata në këtë fillim vit mësimor meritojnë edhe prindërit të cilët besoj se do të kryejnë me mjaft përkushtim pjesën e detyrës së vet në drejtim të edukimit dhe avancimit të fëmijëve të tyre. Nga thellësia e zemrës përshëndes edhe ata të cilët për herë të parë do të ulen në bankat shkollore duke u dëshiruar plotë suksese të cilat urojmë të rezultojnë me karriera të begatshme. Siguroj si nxënësit, punonjësit arsimorë, ashtu edhe prindërit se komuna e Bujanocit do të mbështes edhe këtë vit procesin edukativo-mësimor. Ne kemi bërë gjithçka në përgatitjen e objekteve shkollore në mënyrë që krejtësisht të jetë gati me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Padyshim se ndër më të gëzuarit do të jenë nxënësit dhe punonjësit arsimorë nga shkolla fillore “MuharremKadriu,“ në lagjen e strukarëve në Tërnoc, të cilët këtë vit shkollor do ta nisin në godinën e re, e cila është ndër më të bukurat jo vetëm në nivel rajoni por edhe më gjerë. Administrata komunale ka bërë mjaft edhe në aspektet tjera të cilat besojmë se do t’ua lehtësojnë mbarëvajtjen e këtij viti shkollor, përfshirë kuadrot, sigurimin e teksteve dhe mjeteve mësimore, etj. Duke shpresuar se secili do ta kryej pjesën e vet të detyrës, si nxënësi, mësimdhënësi, ashtu dhe prindi, uroj që ky vit shkollor të jetë më i suksesshmi si për nga dija ashtu edhe edukata. Andaj, me fat!   Me respekt, Dr.Nagip Arifi-kryetar i komunës së Bujanocit ******************************************************************************************************************* [caption id="attachment_27596" align="aligncenter" width="150"]kksh-logo Këshilli Kombëtar Shqiptar[/caption] Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2013/2014, , uroj të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit. Uroj që përzemërsisht të gjithë nxënësit, për këtë ditë të rëndësishme, që shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhme të ndritur. Besoj fuqishëm se vetëm arsimimi dhe shkollimi i gjeneratave të reja në Luginën e Preshevës mund të jetë shtegtimi në zgjidhjen e problemeve shoqërore e politike. Njëkohësisht, dua të i rikujtoj dhe nderoj lartë të gjithë brezat e kaluar që sakrifikuan për arsimim në gjuhën shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”. Gjithashtu, uroj të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm. KKSH ndan shqetësimet edhe përkundër një angazhimi shumë të madhe dhe të palodhshme në sigurimin e teksteve e me ç rast është siguruar një numër i konsiderueshëm i teksteve shkollore duke vë theksin edhe importimin edhe nga Republika e Shqipërisë. Mbetemi edhe më tej të shkurtuar në ca tekste shkollore për shkollim fillor dhe kërkon një angazhim të të gjithëve për të siguruar tekstet shkollore për shkollim të mesëm. Në këtë drejtim në procesin edukativo-arsimor mbetemi të përkushtuar edhe në ndryshimin dhe plotësimin e planeve dhe programeve shkollore të dedikuar për shqiptarët si e drejtë ligjore dhe obligim intelektual. KKSh tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë dhe besojmë se ky vit shkollor do të jetë i suksesshëm. Megjithatë, sot për aq sa është ditë urimi për Luginën e Preshevës, është edhe ditë reflektimi. Shqetësim i përbashkët mbetet zvogëlimi i më tejmë i numrit të nxënësve nëpër shkollat shqipe që për pasoj përcjellët edhe nga teprica teknologjike e mësimdhënësve, që mbeten të papunë. Sot të gjitha shkollat kanë zvogëlim të numrit të nxënësve në nivele drastike, për më tepër shkollat në Malësinë e Bujanocit dhe Karadakun e Preshevës jo vetëm që kanë shuar paralele të tëra, por, janë edhe para mbylljeve të shkollave komplet. Gjithashtu këto trendë janë duke u përcjellë edhe nga zonat urbane. Me këtë rast, ftoj të gjithë pa dallim që të japin kontributi e tyre në ndërprerjen e trendëve të tilla dhe ruajtjen e avancimin e substancës tonë kombëtare. Bujanoc, 02.09.2013          Këshillit Kombëtar Shqiptar,     kryetari Galip Beqiri  
Bie numri i nxënësve në Preshevë, 20 % më pak se vitin e kaluar
Shkollat e mesme në Luginë me orar të ri mësimi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration