Bie numri i nxënësve në Preshevë, 20 % më pak se vitin e kaluar
Lokale

Bie numri i nxënësve në Preshevë, 20 % më pak se vitin e kaluar

02.Sep.2013 16:34
0
Në vitin shkollor 2013/2014 në komunën e Preshevës afër 30 nxënës do të ketë më pak se vitin e kaluar në klasën e parë. Sot në bankat shkollore për klasën e parë janë ulur 350 nxënës të rinj, ndërsa në 8 shkollat fillore të komunës së Preshevës mësimin do ta vijojnë 3765 nxënës. Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ka filluar sot viti i ri shkollor 2013/2014, raporton Titulli. Sipas kryeshefit për veprimtari shoqërore Fadil Azizi edhe këtë vit ka rënë numri i nxënësve edhe atë për 20 % , por sipas tij kjo shifër nuk është drastike duke marrë parasysh vitet e kaluara kur rënia e numrit të nxënësve ishte më i madh. Këtë vit në klasën e parë do të regjistrohen 350 nxënës ose afro 30 nxënës më pak se vitin e kaluar. Sipas inspektorit të Arsimit Fadil Azizi fenomeni i zvogëlimi të nxënësve më shumë ka prek shkollën fillore “Selami Hallaçi” Rahovicë dhe “Zenel Ajdini” në Raincë. Ndërkaq edhe në dy shkollat e mesme mësimi ka nisur dhe në banka do të ulen afro 2 mijë nxënës. Në tërë territorin e Serbisë ditën në shkollë e ka nisur 876 mijë filloristë dhe gjimnazistë, dhe në mesin e tyre afro 70 mijë që ulen për herë të parë në bankat shkollore. Si pasojë e rënies së numrit të nxënësve afro 1 mijë mësimdhënës do të mbesin pa orë të plota , ndërsa edhe shumë klasë do të mbesin pa nxënës./Titulli.com/    
Stankoviq ndan pajisje shkollore në Preshevë
Urimet me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration