Lokale
Shkollat e mesme në Luginë me orar të ri mësimi
Vit i ri rregulla të reja. Me vendim të Ministrisë së Arsimit të Serbisë shkollat e mesme në Luginë të Preshevës, si në tërë territorin e Republikës së Serbisë, këtë vit do të punojnë me orar të ri të ndërrimeve të paraleleve.
Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, shkolla teknike “Presheva” dhe gjimnazi “Skënderbeu” në Preshevë në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, këtë vit do të zbatojnë rregulloren e re të punës duke zhvilluar procesin arsimor në dy ndërrime.
Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit mësimi do të zhvillohet me ndërrime në baza mujore, ku muajin e parë mësimin paradite do ta ndjekin vitet e para dhe të katërta, ndërsa pasdite ato të dytat dhe të tretat, raporton Titulli.
Orari do të ndryshojë pas një muaji kur vitet e dyta dhe të treta mësimin do ta vijojnë paradite, ndërsa të parat dhe të katërtat pasdite. Kjo mënyrë e re e vijimit të mësimit do të vazhdojë me ndërrime gjatë tërë vitit shkollor 2013/2014.
Vitin e kaluar mësimi është zhvilluar me një orar. Gjatë asaj kohe paradite procesin arsimor e vijonin nxënësit e klasave të para dhe katërta, kurse ata të viteve të dyta dhe treta pasdite, gjatë tërë vitit shkollor.
Në shkollat e Luginës nga dita e hënë nisë viti i ri shkollor./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!