18 ndërmarrje të Luginës përfituese të 48 milion dinarëve (Foto)
Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka bërë ndarjen e ndihmës financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Luginës se Preshevës në shumë prej 48 milion dinarëve.Ndarja e këtyre mjeteve të përfituara përmes projekteve u bë sot në Bujanoc në prezencë të kryetarit të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq dhe kryetarëve të komunave Bujanoc dhe Medvegjë, Nagip Arifi dhe Nebojsha Arsiq.
Stankoviq, ndërmarrësve përfitues ka uruar që projektin ta realizojnë sipas parashikimeve të bëra dhe se është shprehur se mjetet e ndara nga buxheti i Republikës së Serbisë për këto komuna do të shërbejnë për zbutjen e papunësisë, raporton Titulli.com.
I të njëjtit mendim ishte edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i cili ka pohuar se mjetet mund të ndihmojnë rritjen e të punësuarve të rinj në sektorin privat.
Nga ky projekt i Trupit Koordinues, prej tri komunave të Luginës së Preshevës, përfituese më e madhe është komuna e Bujanocit, ku prej 18 ndërmarrjeve private, 12 vijnë nga kjo komunë.
Gjithashtu, nga shuma e përgjithshme prej 48 milion dinarëve (rreth 398 mijë euro), ndërmarrjet private nga Bujanoci kanë përfituar 31.450.000 dinarë (rreth 260 mijë euro). /Titulli.com/