16 pacientë kanë humbur jetën në Serbi dhe 9 ushtarë të infektuar me koronavirus
Lokale

16 pacientë kanë humbur jetën në Serbi dhe 9 ushtarë të infektuar me koronavirus

31.Mar.2020 10:14
0

Serbia ka shënuar edhe tri viktima të reja duke u bërë gjithsej 16 pacientë që kanë humbur jetën. Numri i të infektuarve është shtuar dukshëm me 44 raste të reja duke shkuar në 785 totali.

Institucionet apelojnë që të respektohen rregullat, duke theksuar se gjendja është ende nën kontroll, por ekziston mundësia e shpalljes së kufizimit gati total për një periudhë dy javore, pasi ekspertët thonë se rreziku i madh ende nuk ka arritur.

“Ne jemi të gatshëm që të luftojmë me një situatë në të cilën do të na duhet një numër shumë më i madh i respiratorëve. Dua të kujtoj edhe një herë që këtë virus mund ta mundim vetëm duke respektuar masat e sugjeruara nga qeveria dhe ekspertët”, ka thënë Igor Miroviq, kryetar i qeverisë së Vojvodinës.

Qeveria ka dhënë një hapësirë tre ditore për ta shqyrtuar mundësinë e sjelljes së një mase 24 orëshe të ndalesës për qytetarët dhe vetë presidenti serb ka theksuar se është i gatshëm ta vejë një masë të tillë.

Nëntë ushtarë janë infektuar me koronavirus, por të gjithë ndihen mirë dhe me sukses po rikuperohen, ka deklaruar për mediat në Beograd ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Vulin tha se këto ushtarë janë infektuar në veri të Serbisë, derisa kontrollonin qytetarët gjatë kalimit të kufirit.

"Të gjithë janë mirë, me sukses rikuperohen. Kemi 642 ushtarë në vetëizolim, që kanë qenë në kontakt me dikë të sëmurë. Gjendja e tyre shëndetësore është duke u përcjellë", tha Vulin për një televizion lokal.

Ai theksoi se në spitalin e përkohshëm në Panairin e Beogradit gjenden tridhjetë pacientë me simptoma të lehtë të COVID-19.

Serbia deri më tani ka investuar 120 milionë euro në respiratorë dhe mjete dezinfektuese.

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration