11. (12.) Shtatori apo Mashtirimi i ,,Politikaçëve'' t'Luginës
Lokale

11. (12.) Shtatori apo Mashtirimi i ,,Politikaçëve'' t'Luginës

17.Sep.2015 16:12
0
""¦ne këtu dojm të bëjmë PROBLEM...."˜"˜ (Jonuz Musliu, 10.09. në Klan Kosova). "Në politikë asgjë nuk ndodh rastësisht, në qoftë se ndodh diçka, atëher mundeni të lidheni me bast, që kjo ka qenë e planifikuar!" (F.D. Roosevelt, Presidenti Amerikan 1933-1945)

,,Politikaçët‘‘ tanë, të cilët  prej ditës së sotme nuk do ti quajmë më politikan e edhe më pak ,,liderë‘‘, janë bërë si trimat kamikaze të Japonisë apo terroristët e 11 shtatorit në paraskenë, kurse në prapaskenë  janë  duke luajtur lojën (në mendjen e tyre) sikurse ai i cili sheh ,, ëndrra ditën‘‘.

Të gjitha proceset politike të cilat i kemi prej vitit 1992 e këndej, kanë qenë  ,,Gut gedacht, schlecht gemacht‘‘ (Mirë të menduar, keq të implementuar). Pse tash, me vendimin e fundit të marr nga këta politikaçët historik për ,,themelimin e Asociacionit në Luginë të Preshevës, do të ndryshonte kjo dëshmi dhe fakt historik‘‘?

Referendumi, marrëveshja e Konçulit, Plani i Çoviqit, Platforma e Kuvendarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Plani 7-pikësh, të gjitha kanë qenë të menduara mirë, por ka qenë problemi i atyre të cilët i implementojnë këto prodhime politike, e jo e asaj se çka është marrë vendim. Gjitha këto kishin mundur shumë shpejt të realizohen, kur këta politikaç nuk e kishin pasur interesin e tyre personal si prioritet mbi të gjitha. Sepse në qoft se doni me u bashku me Kosovën (J.Musliu), apo doni Shqipëri të madhe (R.Mustafa), atëher shkëputuni nga rrogat dhe nga buxheti i Sërbisë!!! Kaq thjesht është, por për këta është e komplikuar dhe me qëllim e komplikojnë  edhe më shumÄ—.


Nga kjo perspektivë, Asociacioni nuk është asgjë tjetër, por thjesht edhe një tjetër manipulim i këtij mentaliteti politik, të cilët nuk dijnë  me i rregullu së pari oborrin e lagjen e tyre, problemet konkrete në shoqërinë e tyre, si marrëdhënien në mes Këshilltarëve në përgjithsi (konflikti PDSH-PVD trashanik), e tash po tentojnë me u përzi në Gjeo-Politikë dhe me ndërmarr hapa në politikë ndërkombëtare, duke krijuar në mënyrë populiste pseudo-vendime të cilët i shitën popullatës si procese reale dhe që kinse kanë mundësi të realizohen, kur në të vërtetë janë thjeshtë me bë ,,Problem‘‘.

Problemi është se këta amatorë nuk dijnë të bëjnë edhe problem si duhet. Përgjigja e këtyre Politikaçëve është gjithnjë e njejta, ,,...ju edhe për Kosovën keni thënë se s’bëhet por është bë....‘‘, e prap e njejta anologji bëhet, e ne u themi që JU shyqyr që nuk keni marrë  pjesë në këtë proces të rëndësishëm kombëtarë se me JUVE edhe përpjekja për të bërë Kosovën Shtet Sovran kishte dështuar. Këtu është thelbi i problemit.

Janë shumë e shumë argumente juridike, politike, gjeostrategjike, të cilët e kundërshtojnë një qasje të tillë për një COPY PASTE funksion të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë këtu në Luginë. Pastaj qëndron edhe argumenti që nga 72 këshilltarë, vetëm 43 Këshilltar, pra dy parti, PDSH dhe PD, me dy parti tjera shumë të vogla BDL dhe LPD dhe një Grup Qytetar të vockël në shuarje e sipër RD, kanë prezentuar në këtë ,,të kaçme historike‘‘. Jo pse PVD-ja me e mençur dhe ka abstenu, por thjesht nuk kanë mundësi me u bashku me armikun historik politik, pra edhe kÄ—ta janë të ketij mentaliteti.


ALTERNATIVA konsideron që edhe njëherë këto parti politike prodhojnë një dëm për popullatën e Preshevës të karakterit të Lapidarit. ALTERNATIVA konsideron se kÄ—to Parti nuk unifikojnë, por përçajnë edhe mÄ— shumë se sa kanë përça deri më tani.

ALTERNATIVA konsideron që Politikaçët tanë janë njerëz amatorë dhe grotesk dhe me këso lloj qasje vetëm që dëmtohet qytetari e jo vet këta, se këta janë duke jetuar në ,,delirium-in ‘’ e vet. ALTERNATIVA nuk do ti falë këto veprime dhe ka ardhur fundi më, se kësaj radhe do të paguajnÄ— fakturën vet këto parti dhe këta persona grotesk, e jo QYTETARI, në zgjedhjet e ardhëshme lokale, që  shpresojmë që sa ma shpejt të vijnë!
Ndryshimi po vjen! 


Kryesia e Alternativës për Ndryshim

TK hapë konkursin e bursave për nxënësit e Luginës
Fondi Humanitar i bashkohet protestës së Preshevës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration