100 Vjetori i tragjedisë së familjes Aliu nga Letovica
(shqiptarët duke u shpërngulur nga drejtim i Shkupit)
Serbia me në krye me Petrin e I Karagjorgjeviq dhe së bashku me aleatet e vet,më 8 tetor 1912,filloi Luftën e Pare Ballkanike duke sulmuar Turqinë, e cila e dobësuar dhe si e tillë pa ndonjë rezistencë,hije rëndë filloi të tërhiqet nga Anadolli.
Shqiptarët etnikë nga komuna e Bujanocit duke u frikësuar nga ajo që përjetuan bashkëkombësit e tyre nga Jabllanica e Sanxhaku I Nishit,34 vite më pare, lëne krejt çka patën dhe u nisën bashkë me ushtrinë turke në drejtim te Jugut. Me të arritur në Shkup,aty u bë një tollovi e madhe aq sa qeni të zotin nuk e njihte. Shkollat, xhamitë, teqet dhe vende të tjera u mbushën me refugjatë, dhe së fundmi ,numri më I madh I tyre mbeti rrugëve. Në këtë amulli dhe njëherësh edhe konkluzion e lemeri u përhap një lajm se në stacionin e hekurudhës po nisen trenat më të shpejtë për Anadoll dhe ky lajm bëri që edhe shumë familje shqiptarë nga Bujanoci me rrethinë të nisen drejtë stacionit hekurudhor. Lajmi ishte I vërtetë,por trenat,si ata të udhëtarëve ashtu edhe ata transportues ishin përplot me njerëz-në vagona, mbi vagona,nëpërmjet vagonave dhe nëper shkallët e tyre. Më të shkathëtit disi u ngjitën dhe shkuan,por kjo pati si pasojë që disa familje të ndahen në dysh,disa shkuan dhe disa mbetën e disa nuk ishin pare më kurrë . Kur mori fund kjo dhe çetat e komitave dhe ushtria serbe hynë Shkup,hallet e të ikurve u shtuan edhe më shumë. Të mbërriturit filluan të torturohen,të rrehen,plaçkiten por edhe të poshtërohen,të pushkatohen e të masakrohen. Familja e shumë anëtarësh e BEQIR ALIUT nga fshati Letovicë,duke u kthyer rrugëve malore për në vendlindje,te Reka e Caravajkës hasin ushtrinë dhe paramilitarët serbë. Ata menjëherë fillojnë maltretimin e tyre duke I kërkuar krejt arin që e kanë me vete t’ua japin atyre. Këtë dhe e bëri kryefamiljari Beqiri ia dorëzoi të gjithë arin,por ata deshën t’ia marrin edhe çejzin e vajzës së tij që aso kohe ishte e fejuar. Beqiri këtë e refuzoi kategorikisht dhe kriminelët e mllefosur filluan të shtinë me armët që kishin,që për pasojë nga kjo familje mbetën të vrare dhjetë anëtarë,dhe të plagosur mbetën tri gra dhe vetëm një fëmijë tri vjet e gjysmë. Të vrarë janë: 1.BEQIR ALIU-kryefamiljari 2.MEHMET ALIU-djali 3.Bajram ALIU-djali 4.SALI ALIU-djali 5.FATIME ALIU-vajza 6.RAMIZE ALIU-vajza 7.RUFIE ALIU-mbesa 8.ISMAIL ALIU-vëllau 9.RUFADIJE ALIU-gruaja e vëllait 10.VELI ALIU-djali I vëllait Të plagosur por që kanë mbetur gjallë janë gruaja e Beqirit që ka qenë me shumë plumba e plagosur dhe dy motrat e Beqirit. Është interesant fakti se nga fëmija I paprekur dy vjet e gjysmë i njohur si HAXHI SYLKI sot familja e tij numëron hiq më pak se 150 anëtare dhe njihet si një nder familjet më të arsimuara ku sot dhe kësaj dite kjo familje njihet si familja e Haxhi Sylkit. Të pushkatuarit janë bartur dhe varrosur në fshatin Gosponicë,afër lumit të tyre dhe ky vend sot e kësaj dite mbanë emrin “Varret E Letovicës”. Kjo rrugë e shqiptarëve zgjati shumë ditë,me të pritur edhe befasi të shumta,por me të arritur në vendlindje u dëshpëruan dhe më shumë. Nuk gjetën asgjë që kishin lënë,madje-madje nuk njihnin as fshatrat e tyre. Fqinjët e tyre serbë u kishin marrë dyert e oborreve,hambarët koshat e misrit, dyert dritaret e shtëpive dhe në fund ua kishin vënë flakën dhe i kishin bërë pluhur e hi. Kështu shqiptarët e katandisur e të poshtëruar e kalojnë në dimër shumë të ashpër dhe në pranverën e vitit 1913 e fillojnë një jetë të re prej asgjëje. Këta shqiptarë më vonë I kanë pare të gjitha ato që u mungonin në fshatrat serbe por as që kanë pasur guxim t’i përmendin e le më t’i kërkojnë që të u kthehen sërish./Vjollca Aliu/ (Marrë nga Jehona-Bujanoc)