100 mijë eurot, mbetëm edhe pa to...?!
Lokale

100 mijë eurot, mbetëm edhe pa to...?!

10.Mar.2014 19:51
0
Ragmi Mustafa rikujton se janë bërë dy muaj qyshkur Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë premtuan fondin për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ky premtim ende s’është përmbushur. E nëse s’do të ndodhë deri në mars, thotë se do të detyrohen të hyjnë në borxh. Nesër bëhen 2 muaj kur dy Kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, kishin nënshkruar marrëveshjen për të ndarë një fond dedikuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në një mbledhje të përbashkët të dy Qeverive, mbajtur në Prizren. Por, kjo ende duket të mos jetë përmbushur. Sipas Kryetarit të Komunës së Preshevës dhe të Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka qenë privilegj ndarja e këtij fondi prej 100 mijë eurosh, por ende nuk është realizuar ky premtim. Ai ka folur në InfoMagazinë të Klan Kosovës për këtë çështje. “Realisht, ne jemi ndier të respektuar, të privilegjuar, nga vetë fakti se dy Qeveritë po merren për herë të parë institucionalisht me Luginën e Preshevës. Sepse, deri atëherë ka pasur vetëm deklarata.” “Krijimi i një fondi të përbashkët i dy Qeverive për Preshevën pa dyshim se është kujdes i veçantë për Preshevën, sepse edhe në treva tjera ka shqiptarë, në Maqedoni, e në Mal të Zi, e në Çamëri. Megjithatë, Lugina Preshevës u zgjodh si terren, si popull”. Mustafa, tutje, duke folur në InfoMagazinë të Klan Kosovës, u ka bërë ftesë zyrtare të dy nënshkruesve të marrëveshjes që ta realizojnë sa më shpejtë këtë premtim, përndryshe ata do të jenë të obliguar të marrin borxhe për t’i kryer punët në objektin e maternitetit. “Edhe për kundër asaj që është një shumë simbolike prej 100 mijë euro me qëllim që të ndërtohet materniteti për Preshevë dhe Bujanovc. Megjithatë, edhe kjo shumë e vogël akoma nuk është realizuar. Edhe për kundër që në fund të këtij muaji do të përmbyllen punët në objektin e maternitetit dhe do të jemi të detyruar si Komunë t’i shlyejmë të gjitha borxhet ndaj gjithë punëkryesve. Por, nëse mungojnë këto mjete prej 100 mijë euro, Komuna do të jetë e obliguar që të krijojë borxhe”. “Mbase kanë probleme teknike, megjithatë, edhe për këtë jemi kujdesur. Kemi komunikuar me ministrat e shëndetësisë dhe të financave, kujtoj se e gjysma e Qeverisë është e njohur për këtë problematikë”. “Unë bëj ftesë zyrtare dhe publike që kjo të realizohet”./Titulli.com/
Është koha për punë dhe vetëm punë
Kapen me drogë preshevari dhe bujanocasi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration