1 qershori gëzoi edhe fëmijët në Preshevë (video)
Shoqata e personave me aftësi të kufizuara të Luginës së Preshevës ka mbajtur aktivitet për ditën ndërkombëtare të fëmijëve, shkruan Titulli.com.Ata përmes një organizimi të mbajtur para objektit të komunës së Preshevës gëzuan shumë fëmijë përmes lojërave, vizatimeve dhe argëtimit.
Shkëlzen Limani nga kjo shoqatë tha për Rtv “Aldi” se ky organizimi është bërë tradicional në komunën e Preshevës dhe se ky është viti I katërt që bëhet organizim i këtillë .