"‹Ndahen çmimet e Festivalit ndërkombëtar të fotografisë në Preshevë (video)
Lokale

"‹Ndahen çmimet e Festivalit ndërkombëtar të fotografisë në Preshevë (video)

20.Nov.2016 08:08
0
Fotografia e Mehmet Skopjak nga Sarajeva është zgjedhur më e mira në edicionin e gjashtë të Festivalit ndërkombëtar të fotografisë në Preshevë, i njohur si "PreFoto", që u vlerësua si një institucion i rëndësishëm për të gjithë rajonin.

Pretendentë për këtë çmim ishin 70 fotografë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Bosnje Hercegovina, raporton KosovaPress.

Aty u nda edhe çmimi i dytë i cili i takoi Sergjan Dungjeroviqit, si dhe çmimi i tretë, të cilin e morri Jetmir Duraku nga Kosova. Kurse, çmimi special që nda nga drejtuesit e këtij eventi, e fitoi Alba Bahollin nga Shqipëria.

Fituesi i çmimit kryesorë, Mehmet Skopjak tha se ky është çmimi i parë i tij në që e fiton në regjion.

“Vet fakti që kam ardhur këtu dhe që më kanë mirëpritur shumë mirë, kam konkurruar me fotografinë time, e cila doli fituese dhe pranova çmimin nga kolegu imë dhe se ky është çmimi i parë në regjion”, tha ai.

Drejtori artistik i festivalit, Edon Agushi deklaroi se PreFoto po arrin ta promovojë Preshevën nëpërmjet fotografisë.

“Ne Presheva kemi dëshmuar që gjatë vite se jemi pro artit, pro aktiviteteve të tilla edhe për fotografi. Ndoshta kjo është arritja më e madhe që tani prej vitit 2011, kemi arritur të kthejmë vëmendjen këtu në Preshevë. Dua që të bëj publike që jemi duke punuar edhe për Javën e filmit shqiptar si staf, një organizim që kemi menduar para tri viteve, por për mungesë të fondeve kemi mbetur”, tha Agushi.

 

Kurse, profesori Afrim Spahiu tha se ka shfrytëzuar rastin që të diskutojë me të rinjtë, lidhur me atë se si të bëjnë fotografi me rregullat që parashihen, por që për veç emocionit, të rinjtë i dhanë edhe një shpresë.

“Evoluimi i artit vizuel po shënohet me veprimtari të shquara në frymën e fotografisë me dy risi, që sivjet për herë të parë i vulosi dhe i kultivoi edicioni PreFoto, fotomaratonën dhe punëtorinë e fotografisë”, tha ai.

 

Ndërsa, drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Mendurim Presheva tha se do të vazhdojë ta përkrah këtë ngjarje të rëndësishme që mblodhi kaq shumë mysafirë, duke shtuar se Presheva ka pas dhe ka artistë.

Me këtë rast është hapur edhe një ekspozitë me fotografi, të dala nga maratona, e cila është mbajtur dje./KosovaPress/

Halimi ju drejtohet me pyetje publike Edi Ramës në Tiranë, ai i shpreh mirënjohje (video)
Shefat Isufi shënon fitoren e 21-të me radhë në boks (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration