Zyrtare: Zgjerohet koalicioni në Bujanoc
Lokale

Zyrtare: Zgjerohet koalicioni në Bujanoc

09.Dec.2012 22:20
0

Koalicionit për qeverisje me Komunën e Bujanocit iu bashkuan edhe dy këshilltarë të  Partisë Përparimtare Serbe (PPS) dhe tani ky koalicion qeverisës numëron 23 këshilltarë nga 41 gjithësejt. Njoftimin për zyrtarizmin e marrëveshjes, për agjencinë FoNet e ka bërë Nenad Mitroviq drejtues i këshillit të Partisë Përparimtare Serbe në Bujanoc. Titulli.com ishte mediumi i parë që raportoi për arritjen e marrëveshjes për zgjerim të koalicionit, ndërsa pritej vetëm zyrtarizmi i këtij koalicioni që edhe ndodhi sot. Në këto bisedime kanë qenë të përfshira partitë serbe që janë në koalicion me Partinë Demokratike të Nagip Arifit. Partia Përparimtare Serbe e kryetarit Tomisllav Nikolliqit do të ushtrojë katër poste në qeverisjen lokale të Bujanocit:  Ndihmësin për çështje ekonomike, një përfaqësues në Agjencinë për Zhvillim Lokal, një anëtar të Këshillit Komunal dhe postin e drejtorit të një çerdhe të fëmijëve. Këto poste partisë së Tomisllav Nikolliqit iu ndanë  nga hisja e partive tjera serbe që janë në koalicion qeverisës. “Në këto bisedime nuk ka qenë e përfshirë edhe Partia Demokratike e Nagip Arifit, dhe se postet e ndara për PPS-në janë nga 40 për qindëshi i partive serbe dhe se këtij subjekti serb nuk i është dhënë asnjë post nga 60 për qindëshi që i takon shqiptarëve”, tha për Titullin përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Nexhat Behluli. Kuvendi Komunal në Bujanoc ka gjithsejtë 41 këshilltarë, prej të cilëve tani 23 janë të koalicionit qeverisës: Partia Demokratike e Nagip Arifit 12 këshilltarë, GQ “Stojanca Arsiq” 5 këshilltarë,  “Koalicioni për Bujanocin” 4 këshilltarë (tre të PD-së së Boris Tadiqit dhe një i PSS-së së Ivica Daciqit) dhe Partia Përparimtare Serbe e Tomisllav Nikolliqit 2 këshilltarë. Në opozitë janë gjithsejtë 18 këshilltarë: Koalicioni paszgjedhor shqiptarë ka 17 këshilltarë (PVD 8 këshilltarë, LPD 6 dhe UDSH 3 këshilltarë), dhe një këshilltarë nga Partia Demokratike Shqiptare – Sali Salihu, i cili ka lëshuar koalicionin pasgjedhor të opozitës shqiptare./Titulli.com/
Komuna e Bujanocit përkrah punën ilegale
Presheva, Bujanoci apo KKSH, cila ka ende flamurin në ballkon?(foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration