Zyrtare: Komisioni Evropian flet për gjendjen në Luginë të Preshevës, shqiptarët etnik larg përfaqësimit
Është publikuar raporti i Komsionit Evropian për vitin 2016 i cili flet për gjendjen në Serbi dhe procesin e përafrimit të integrimit drejt Bashkimit Evropian dhe kryetemë ka normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës si dhe kapitullin 23-24.Ky dokument të cilin Titulli.com e ka përkthyer pjesën ku flitet për komunat me shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Lidhur me komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë raporti përmend se zgjedhjet lokale janë mbajtur në një atmosferë të qetë dhe Trupi Koordinues ka punuar me efikasitet duke rritur fondet për zhvillimin e infratstrukturës, shkruan Titulli.com.
“Për herë të parë është emëruar një kryeshef shqiptar në polici në Bujanoc. Dialogu politik mes autoriteteve qendrore dhe përfaqësuesve lokale etnik shqiptar për një program gjithëpërfshirës të integrimit dhe rimëkëmbjen ekonomike ende nuk ka filluar”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian kushtuar Luginës së Preshevës.
Gjithashtu përmendet se rajoni mbetet i pazhvilluar dhe popullata etnike shqiptare vazhdon të mos jetë e përfaqësuar në institucionet shtetërore publike./Titulli.com/