Zyra për të rinj në Bujanoc aktive edhe ndaj refugjatëve (foto)
Lokale

Zyra për të rinj në Bujanoc aktive edhe ndaj refugjatëve (foto)

15.Dec.2015 20:13
0
Deri në muajin shtator të këtij viti, stacioni i autobusëve në Bujanoc dhe hapësira përreth stacionit tek ndërtesat e kuqe ishte gjithnjë e mbushur me refugjatë nga Lindja e mesme.

Derisa refugjatët pritnin autobusin nga Bujanoci për Beograd e Suboticë, për të vazhduar më tej drejtë shteteve të Evropës perëndimore, ata u ndihmuan nga organizata të ndryshme, e njëra prej tyre ishte edhe Zyra për të rinj pranë komunës së Bujanocit.

“Ne kemi ndihmuar refugjatët me gjëra ushqimore dhe veshmbathje, që vullnetarët e zyrës sonë i kanë siguruar nëpër institucione të ndryshme, xhamia, organizata joqeveritare, kompani private por edhe nga qytetarët” , thotë Vjollca Aliu, koordinatore e Zyrës për të rinj në Bujanoc.

Aliu shprehet se kanë  pasur një bashkëpunim mjaftë të mirë edhe me OSBE-në, të cilët i kanë dal në ndihmë në distribuimin e veshmbathjeve, ndërsa thekson se nga  ambasada amerikane në Beograd  kanë marrë një mirënjohje për ndihmën që i kanë ofruar refugjatëve.

“Rreth 100 vullnetarë të zyrës sonë janë angazhuar në këto aktivitete, duke i shpërndarë ndihmat tek stacioni i autobusëve. Ata gjithashtu janë njohës të gjuhës angleze dhe i kanë ofruar refugjatëve edhe ndihma tjera, në mënyrë që ata të kenë sa më të lehtë qëndrimin e përkohshëm në Bujanoc”, thekson Aliu.

Sipas fjalëve të saj, këto aktivitete kanë zgjatur rreth dy muaj, ndërsa  ushqimin dhe veshmbathjet që i kanë mbetur kanë vazhduar të shpërndajnë në Preshevë. 

Vlen të theksohet se pas rritjes së kapaciteteve të stafit për regjistrimin e refugjatëve në Qendrën e pranimit në Preshevë, në Bujanoc tanimë nuk vijnë refugjatët, pasi të gjithë regjistrohen në Preshevë dhe me autobusë vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejtë Evropës perëndimore./Titulli.com/

Titulli identifikon kërkesat e shqiptarëve të Luginë së Preshevës për katër fusha
Bejar Fazliu: Të masivizojmë Karatenë në Luginë të Preshevës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration