Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd shënon përvjetorin e 15-të të Pavarësisë, dhjetëra të ftuar nga Bujanoci e Presheva
Përvjetori i 15-të i Pavarësisë së Kosovës, është shënuar edhe në kryeqytetin e Serbisë me dhjetëra të ftuar nga Bujanoci e Presheva.
Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, ka organizuar pritje me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Të pranishëm gjatë këtij eventi ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, e përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare.
Përfaqësues politik e institucional nga Bujanoci e Presheva morën pjesë në këtë shënim zyrtar./TIutlli.com/