Zvicër: Besim Halimi nga Presheva në jurinë e "Oscar Austrian Hairdresser" në Vjenë
Lokale

Zvicër: Besim Halimi nga Presheva në jurinë e "Oscar Austrian Hairdresser" në Vjenë

16.Jan.2017 15:36
0
Ai për tregoi në detaje se kur do të mbahet kjo ceremoni glamuroze, ku nuk harroj të përmend se sa me rëndësi është për të që të përfaqësoj edhe gjithë bashkëkombësit e tij me këtë pjesëmarrje.

Pasi që, ishte gjashtë herë fitues i Oscar për flokë, parukieri shqiptar i cili jeton dhe vepron në Zvicër, është përzgjedhur nga drejtuesit e këtij festivali që të jetë në jurinë profesioniste për përzgjedhjen e fituesve të Oscar për flokë të vitit 2017-të.

Është ky Besim Halimi nga komuna e Preshevës i cili edhe këtë sukses vendosi ta tregoj për kultplus se kur do të mbahet kjo ceremoni glamuroze, ku nuk harroj të përmend se sa me rëndësi është për të që të përfaqësoj edhe gjithë bashkëkombësit e tij me këtë pjesëmarrje.

“Kam marrë ftesë nga firma Schëarzkopf Professional, që me 23 janar të jem në Vjenë të Austrisë pjesë e jurisë për të përzgjedhur Osar Austrian Hairdresser të vitit 2017-të. Jam pjesë e jurisë profesionale të të gjitha kategorive dhe kjo gjë më bënë të ndihem shumë krenar dhe i lumtur që si shqiptarë do të vlerësoj punën e floktarëve austriak”, tha Halimi.

Floktari Besim Halimi, i cili tregoj tutje se pas ndarjes së këtyre çmimeve me 23 janar, me datën 23 prill do të mbahet ceremonia glamuroze ku fituesit do ti marrin trofetë e Oscar Austrian Hairdresser për vitin 2017-të, në Vjenë.

Rikujtojmë se Besim Halimi, ka sallonin e tij në Zvicër dhe është një ndër parukierët më të suksesshëm shqiptarë në diasporë./KultPlus.com/

Ish-ushtari i UÇPMB-së, Asmir Salihu nga fshati Bilaç në varfëri ekstreme (foto)
Walker takohet me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration