Lokale
Zjarr dhe shpërthime në Turi (foto & video)
Zjarret në komunë të Bujanocit nuk kanë të ndalur. Turija është fshati i radhës që rrezikohet nga flakët dhe shpërthime të mjeteve të mbetura nga lufta.
Vetëm 15 metra nga shtëpitë e banorëve gjendet zjarri që ka përfshirë hapësirën mbi fshatin Turi. Sipas Ali Asllanit nga Shtabi i Emergjencës, në vendin e ngjarjes është njësia e zjarrfikësve nga Bujanoci e cila së bashku me fshatarët janë duke u munduar që të lokalizojnë zjarrin.
Asllani tha për Titullin se situata është shumë serioze pasi zjarri është ofruar shumë vendbanimit. Pas përfundimit të prononcimit të tij, rreth orës 18:30 qytetarët kanë raportuar për një shpërthim të fortë që sipas tyre bëhet fjalë për mjetet shpërthyese të mbetura nga koha e konfliktit të armatosur.
Përveç zjarrit në Turi, gazetari i Titullit ka raportuar për zjarre edhe mbi malin e fshatit Lluçan.
Duhet theksuar se që nga dita e shtunë (4 gusht) malet e komunës së Bujanocit janë përfshirë nga zjarret duke filluar me atë afër liqenit, më pas në fshatin Bilaç dhe tani në Turi dhe LLuçan./Titulli.com/
http://youtu.be/2z_vgnEMPOM
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!