Zhbllokohet Kuvendi, PVD-UDSH lëshojnë seancën
Lokale

Zhbllokohet Kuvendi, PVD-UDSH lëshojnë seancën

16.Sep.2015 12:41
0
(15:25) Grupi i këshilltarëve opozitar (PVD, UDSH) ka lëshuar punimet e seancës, pasi propozimi i tyre për të futur në rend dite diskutimin rreth dhënies së pëlqimit të kuvendarëve për bashkëngjitje të Bujanocit, Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës.

Meqë propozimi i tyre nuk u pranua, as pas demonstrimit para foltores, ata janë tërhequr nga mbledhja e sotme.

Këshilltarët tjerë shqiptarë dhe serbë kanë vazhduar rendin e ditës me miratimin e pikave të parapara për sot. /Titulli.com/

*****************************************************************************************************************************

Asociacioni bllokon Kuvendin e Bujanocit

(12:41) Në parlamentin lokal në Bujanoc të mërkurën u zhvillua një debat i nxehtë mes këshilltarëve shqiptarë opozitë-pozitë.

Grupi i këshilltarëve të PVD-së, qysh në fillim të seancës kërkoi që në rend dite të futet edhe diskutimi për propozim vendimin që komuna e Bujanocit t’i bashkohet Asociacionit të komunave shqiptare të Luginës si dhe ndryshimin e emërtimit të sheshit në këtë qytet, nga “Kargjorgje Petroviq” në sheshi “Skënderbeu”.

“Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit duhet të deklarohen. Është e drejtë që të aprovohet dhe kërkohet bashkimi me Asociacionin. Që ky vendim i Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë i mbajtur më 12 shtator në Preshevë të jetë i plotfuqishëm, duhet të votohet. Nuk mund të qëndrojmë indiferent”, u shpreh Ragmi Mustafa, shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së në Bujanoc, raporton Titulli.com.

Për Adnan Salihun, përfaqësuesin e Lëvizjes së Progresit Demokratike, parti që drejton me parlamentin lokal, propozimi i PVD-së është qëllim keq.

“Të gjithë e dinë se seanca e Këshilltarëve shqiptarë të tre Kuvendeve i mbajtur në Preshevë ka qenë publikë, ajo seancë është mbajt me iniciativën e këshilltarëve. A është legale apo jo, ne e kemi kry atë punë”, replikoi Salihu.

Debati ngjalli interesim edhe tek deputeti popullor Nenad Mitroviq nga Partia Përparimtare Serbe e kryeministrit Vuçiq, i cili tha se nuk e ka të qartë pse Kuvendi Komunal në Bujanoc të sqarohet duke shtruar pyetjen se a nuk është formuar Asociacioni të shtunën ku është edhe Bujanoci dhe Presheva?!

Mustafa sqaroi se procedura e kërkon që së pari Kuvendi Komunal i Bujanocit duhet të votojë dhe më pas procesi të vazhdojë në Kuvendin e këshilltarëve shqiptarë të tre komunave në Luginë të Preshevës.

Kryesuesi i seancës Jonuz Musliu tha se është pru vendimi edhe është mbajtur seanca. “Më madhor është Asociacioni i komunave. Vendimi është marrë”, tha Musliu.

Fatmir Hasani, këshilltarë nga radhët e PVD-së tha se qëllimi është që procesi të kryhet në mënyrë profesionale.

Ai me këtë rast sqaroi se subjekti i tij që 25 vite nuk ka gabuar politikisht. “Gjithmonë kemi marrë pjesë në procese me rëndësi për shqiptarët”, nënvizoi Hasani.

Seanca e sotme arriti kulmin kur kryetari i Kuvendit, Jonuz Musliu nuk pranoi që në rend dite të fusë propozimin e partive opozitare shqiptare, PVD-së dhe UDSH-së, me ç’rast për një kohë këshilltarët opozitar bllokuan foltoren e Kuvendit. I gjendur para kësaj situate Musliu u detyrua të kërkojë një pushim.

Duhet theksuar se Partia për Veprim Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptarë nuk kanë marrë pjesë në seancën e së shtunës në Preshevë ku u soll vendimi për themelimin e Asociacioni të komunave me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës.

PVD, qëndrimin e tillë e ka arsyetuar se partitë tjera themelimin e Asociacionit po mundohen ta shfrytëzojnë për marketing politik.

Në seancën e sotme, veç propozimeve të PVD-së dhe UDSH-së, të cilat deri në momentin e raportimit nuk arritën të futen në rend dite, do të shqyrtohen edhe tetë pika tjera të parapara me rendin e ditës. /Titulli.com/

Furra "Kameri" në Bujanoc, simbol i traditës dhe respektit për 45 vjet (foto)
Liderët e Luginës në SHBA për Asociacionin!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration