Zgjedhjet parlamentare “zërat” e koalicioneve, Arifi: Nuk jemi të njoftuar, do të kemi takime në Tiranë
Lokale

Zgjedhjet parlamentare “zërat” e koalicioneve, Arifi: Nuk jemi të njoftuar, do të kemi takime në Tiranë

18.Nov.2019 08:40
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi i pyetur për “zërat” se mund të ketë një koalicion para zgjedhor mes APN-së dhe PVD-së sa i përket zgjedhjeve parlamentare në Serbi dhe a mund të jetë pjesë e listës PD, ai deklaroi se nuk është në biseda dhe se për këtë çështje sipas tij do të ketë edhe takime në Tiranë mes ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj dhe subjekteve politike të Luginës së Preshevës shkruan Titulli.com.

 Arifi theksoi se nuk është në dijeni për koalicione para zgjedhore për shjedhjet parlamentare sa i përket partive politike shqiptare në Luginë të Preshevës. 

“Unë nuk jam i njoftuar në mënyrë zyrtare se ekziston një koalicion mes PVD-së dhe APN-së për zgjedhjet parlamentare. Ne deri më tash PD nuk ka biseduar me asnjë subjekt në këtë drejtim kemi një takim në Tiranë të cilin do ta organizoje ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ku do të jenë të ftuar të gjitha subjektet politike shqiptare atje prezent dhe të shohim si dhe kush ka pretendime” – deklaroi Arifi.

 Ai më tej deklaroi se deputetët shqiptarë në parlamentin e Serbisë deri më tani nuk kanë bërë shumë për Luginë përveçse sipas tij vetëm kanë përkrahur qeverinë aktuale në Beograd.

 “Ju e di që nga vitet e 90-ta e këndej ka qenë pjesëmarrëse PVD dhe partitë tjera kanë bojkotuar zgjedhjet parlamentare, bilës disa mandate kanë pasur edhe 2 deputet. Por shtrohet pyetja çfarë fitojnë shqiptarët nga deputetët të cilët vetëm se ishin në parlamentin e Serbisë. Ata përveçse kanë votuar buxhetin dhe përbërjen e qeverisë në anën tjetër nuk kemi ndonjë rezultat. Kjo parti e cila ka marrë pjesë shumë herë në zgjedhje parlamentare, gjithmonë merr benefitet shtetërore në anën tjetër paraqitet si viktimë. Shpesh del me komunikata se Republika e Serbisë shkel të drejtat e shqiptarëve, çka është e vërtet, por nëse shkel të drejtat e shqiptarëve pse të votohet qeveria e Serbisë” – deklaroi për Titulli.com kryetari i PD-së, Nagip Arifi.       

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration