Zëvendëskryetari i Preshevës, Almin Shaqiri: Akoma skan ardhur 2 milionët e Kurtit
Në mbledhjen e 29 tetorit të vitit 2021, Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, mori një vendim që nuk ishte i ditur deri atë ditë.
Për herë të parë, një kabinet qeveritar nga Kosova ndau plotë 2 milionë euro për Luginën e Preshevës.
Por, ato para ende nuk i kanë marrë pranuar njerëzit që jetojnë dhe veprojnë në Luginë.
Zëvendëskryetari i Preshevës, Almin Shaqiri, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se ende asnjë cent nga ajo shumë e ndarë nuk ka shkuar në Luginë.
Sipas Shaqirit, paratë nuk kanë shkuar në asnjërën nga të tre komunat si Presheva, Bujanoci e Medvegja.
Zëvendësi i Shqiprim Arifit, në Sytë 7 tha se kanë kërkuar arsye nga Qeveria e Kosovës, por ende nuk kanë marr asnjë përgjigje se pse po vonohen këto mjete financiare.
Shaqiri, tha se nuk shpreson se këto para do të vijnë sivjet, pasi veçse po përfundon edhe viti fiskal. Sipas tij, të njëjtat mjete kurdo që do i marrin janë tepër të mirëseardhura për ata.