Zeka thotë se shkëmbimi i territoreve është vetmja zgjidhje për Kosovën
Lokale

Zeka thotë se shkëmbimi i territoreve është vetmja zgjidhje për Kosovën

03.Oct.2022 07:52
0

Milaim Zeka thotë se shkëmbimi i territoreve është e vetmja zgjidhje për Kosovën.

Gazetari Milaim Zeka thotë se zgjidhja më e mirë për një marrëveshje dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është shkëmbimi i territoreve. 

Në një intervistë për Euroneës Albania Zeka u shpreh se nga dokumentet e diplomatëve europianë që qarkullojnë, duket se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është afër, po ajo sipas analistit do realizohet mbi bazën e dy kërkesave të Vuçiç që janë shumë të dhimbshme për Kosovën. 

“Jam i bindur se Serbia s’do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, por ka mënyra të tjera për të arritur marrëveshjen; Serbia dëshiron të vërë kushti që Kosova të mos anëtarësohet 10 vite në OKB, por janë edhe dy kërkesa shumë të dhimbshme për Kosovën: që serbët e veriut të fitojnë autonominë dhe të krijohet asosacioni i komunave serbe me kompetenca ekzekutive. Nëse bëhet kjo, do të ishte vrasje e shtetit të Kosovës. Asoacioni që Kurti e quante Zajednica do të jetë kanceri më i madh kundër shtetit të Kosovës”, tha Zeka.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë për Kosovën ka qenë dhe është shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova të jepte Zubin Potokun, Leshakun dhe Leposaviçin që kanë qenë të Serbisë deri në vitin ‘58 dhe ne të merrnin Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”, u shpreh Zeka.

Ky është shqiptari më i pasur në botë
Berisha thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Merrni pjesë në regjistrimin e popullsisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration