Lokale
Zejni Fejzullahu shkarkohet nga posti i u.d. të “Sezai Surroit”
Ushtruesi i detyrës së shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc Zejni Fejzullahu është shkarkuar nga ky post me votat e Këshillit të shkollës
Shkeljet e bëra nga ushtruesi i detyrës (u.d.) në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc e të paralajmëruara nga inspektori republikan i arsimit Dragan Mitroviq sot kanë pas si pasojë shkarkimin e Zejni Fejzullahut.
“Shkarkimi ishte i pashmangshëm pas urdhrit të dhënë nga inspektori i arsimit”, ka thënë burimi i Titullit brenda Këshillit të shkollës.
Për ushtrues detyre me një mandat deri sa të zgjidhet drejtori i ri i kësaj shkolle, me automatizëm është caktuar zëvendësi i Fejzullahut, Vehid Vehbiu.
Për dokumentin e inspektorit që kërkonte shkarkimin nuk dihej jo vetëm në mesin e punëtorëve arsimor por as të disa anëtarëve të Këshillit të shkollës, përderisa portali Titulli bëri publike deklaratën e zyrtares për marrëdhënie me media të Ministrisë së Arsimit Dragica Gavrilovic e cila zbardhi gjithçka, që deri në atë moment mbahej si “Top secret”.
Për momentin mbetet e paqartë se çfarë do të bëhet me konkursin e hapur për drejtorë i cili është mbyllur të enjten e kaluar e në të cilin ka aplikuar edhe ish drejtuesi i këtij institucioni arsimor.
Se a ka të drejtë aplikimi dhe se a bëhet fjalë për një shkelje tjetër, Titulli do të raportojë në vijim pas konsultimeve që do të ketë me inspektorët e arsimit në Serbi./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!