Zejet e vjetra në Bujanoc drejtë zhdukjes (video)
Lokale

Zejet e vjetra në Bujanoc drejtë zhdukjes (video)

12.Jan.2016 12:23
0
Më herët zejtarët e Bujanocit dhe prodhimet e tyre kanë qenë të njohura në rajon.Bujanoci ka qenë i njohur me litarpunuesit, teneqepunuesit, poçarët (vorbëtarët), farkëtarët dhe zejtarë të tjerë që kanë pasur zë të mirë në rajon.

Por, viteve të fundit, për shkak të kërkesave çdo ditë e më të ulëta, këto zeje dalëngadalë po zhduken dhe numri i punëtorive zejtare në qytet është shumë i vogël.

Rrobaqepësi Alisahit Sahiti ka hapur punëtorinë e tij para 13 viteve, ndërsa më herët ka punuar 10 vite në fabrikën e mobileve “Simpo”. Ai thekson se këtë zanat e ka mësuar nga një rrobaqepës i vjetër serb.

“Pas përfundimit të zanatit shkova në Francë, ku kam punuar dy vite. Pas kthimit u punësova në Simpo. Aty punova 10 vite, por në kohën e embargos më larguan dhe unë u desh patjetër të punojë diçka. Hapa këtë punëtori për të mbajtur familjen”, thotë Sahiti për portalin Titulli.com.

Ai thotë se më herët ka punuar më tepër ndërsa aktualisht punë ka sa për mbijetesë.

“Punë ka sa për idare. Më herët kam pasur klientë që kanë qepur edhe rroba të reja, ndërsa tani më tepër punoj shkurtime e ngushtime të pantallonave”, shprehet rrobaqepësi Sahiti.

Lidhur me interesimin e të rinjve për këtë zeje, Sahiti thotë se nuk ka aspak interesim, pasi nuk mund të gjejë asnjë të ri që dëshiron të mësojë zejen e rrobaqepësit.

“Nuk ka interesim aspak. Kam pasur një nxënës, i cili erdhi vetëm një javë dhe u largua. Por as djemtë e mi nuk kanë qenë të interesuar të mësojnë këtë zanat sepse nuk ka perspektivë”, thotë Alisahit Sahiti.

Ai në fund shton se do të mbajë punëtorinë deri sa të arrijë moshën e pensionit, pasi ka paguar të gjithë kontributet për stazhin e punës./Titulli.com/

Xhelal Memeti me projekt 10 milion euro për Luginën (video)
Kamberi: Tetë parti shqiptare në Luginë të Preshevës, simbol i bajraktarizmit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration