Zbulohet “fundi më i mundshëm i Putinit”
Rajoni dhe Politika

Zbulohet “fundi më i mundshëm i Putinit”

07.Oct.2022 07:15
0

Lufta në Ukrainë është në një nga momentet më të tensionuara që nga fillimi i saj më 24 shkurt. Kriza e brendshme e Rusisë për humbjen e territorit në Ukrainë, kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore, paralajmërimi i Josep Borrell se jemi në fazën “më të rrezikshme” të luftës… Ngjarjet dhe deklaratat e javëve të fundit tregojnë se konflikti është duke evoluar në një fazë më agresive.

Si do të përfundojë kjo luftë? Përgjigja mbetet e panjohur. Sipas një eksperti të konsultuar nga “Daily Mirror”, konflikti mund të përfundojë tragjikisht për Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

 

“Një kryengritje ushtarake është fundi më i mundshëm për qeverinë Putin”, thotë analisti që nuk pranon të identifikohet.

“Elita ushtarake e Moskës nuk ka gjasa të lejojë Vladimir Putinin të lëshojë armë bërthamore në luftën e tij të dështuar kundër Ukrainës”, shton eksperti.

Por, kush do ta zëvendësonte Putinin në rast dështimi? Sipas burimit të “Daily Mail”, zëvendësuesi më i mundshëm është Yevgeny Prigozhin, një nga të besuarit e Presidentit aktual. Ai është 61 vjeç dhe është mbiquajtur “kuzhinieri i Putinit”, sepse kompania e tij e kateringut punon për të. Por, ai gjithashtu ka lidhje me spiunët GRU dhe ishte themeluesi i Grupit Wagner./a2cnn/

Samiti në Pragë: Liderët diskutojnë për Ukrainën, energjinë dhe sigurinë
Osmani takon Macronin dhe Scholzin: Mirënjohëse për përkrahjen e tyre
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration