Zbulimi në Australi, medikamenti kundër parazitëve mposht COVID-19
Doktoresha Kajli Uegstaf deklaroi se ai përdoret prej të paktën 30 vjetësh për të trajtuar parazitë si morrat, krimbat dhe zgjeben.
“Ne zbuluam se një dozë e vetme ilaçi mund të parandalonte që virusi të riprodhohej brenda 48 orëve. Ne konstatuam një tkurrje të virusit edhe në 24 orë, por pas 48 orësh ai e kishte ndaluar përfundimisht replikimin”, tha doktoresha Kylie Wagstaff
Sidoqoftë, testet tek njeriu nuk janë kryer ende dhe autoritetet australiane kanë paralajmëruar qytetarët kundër vetëmjekimit. Megjithatë, profesori Dejvid Endriu Xhens tha se ndjente një optimizëm të moderuar se Ivermektin mund të bëjë diferencën në trajtimin e voronavirusit.
“Nëse do ta përdorim "Ivermektinin" tek njerëzit do të na duhet t’i monitorojmë ata me shumë, shumë kujdes dhe nëse sigurohemi që ai funksionon, atëherë do të dimë me siguri se kemi diçka që mund të bëjë diferencën”, tha ai
Rastet e konfirmuara me COVID-19 në Australi llogariten 5 mijë e 548 persona, me 198 raste të shtuara në 24 orët e fundit. Ndërsa numri i personave të vdekur rezulton 30, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë./euronewsal/