titulli.com
Lokale

Zana Ramizi, maturantja e dalluar e “Sezai Surroit”

18.Jun.2012 17:27
0
Këshilli i arsimtarëve i shkollës së mesme “Sezai Surroi” ka përzgjedhur Zana Ramizin nga Tërnoci nxënësen e klasës IV-2, si maturanten me sukses dhe vijim shembullor. Kujdestarja e kësaj nxënëse Mimoza Hasani ka propozuar Zanën si më të mirën e klasës, ndërsa këshilli i arsimtarëve mbas gjithë verifikimit të suksesit për katër vite, ku nxënësja ishte në të gjitha lëndët e shkëlqyeshme, përzgjodhën maturanten më të mirë për këtë vit. Drejtori i këtij institucioni arsimor Ilmi Ibrahimi u shpreh i kënaqur me suksesin që ka arritur kjo nxënëse, që sipas tij do të mund të jetë edhe një shembull për nxënësit tjerë për të vazhduar në hapat e saj. Maturantja më e suksesshme Zana Ramizi, ishte shumë e lumtur dhe njëkohësisht e emocionuar që është përzgjedhur në mesin e 300 maturantëve, duke thënë se këtë e ka arritur me punë. Ajo po ashtu tregoi se lëndë të preferuar e kishte matematikën, ndërsa ka vendosur të studiojë shkencat kompjuterike. Zana së bashku me këtë çmim ka marr edhe një dhuratë simbolike nga shkolla, stilolaps, mirëpo nuk do të mbetet me kaq, pasi nxënësja është e ftuar edhe në Beograd ku do të marrë pjesë në takimin mes nxënësve më të mirë të Serbisë ku do të pranojë edhe dhurata tjera. Këtë e ka konfirmuar drejtori Ilmi Ibrahimi, i cili tha se “të gjithë maturantët e përzgjedhur nga shkollat e Serbisë do të takohen në objektin e mbretërisë Karagjorgje  Petroviq dhe mbretëreshës Karolina, me ç’rast do të shpërblehen me dhurata për suksesin e arritur”./Semra Salihi/Titulli.com/
Marrëveshje mes fqinjësh
Delegacioni nga Lugina takohet me ministrin Ramë Buja
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration