Zëvendëskryetari i Preshevës, takon përfaqësuesit e klube të futbollit në Bujanoc dhe Preshevë
Lokale

Zëvendëskryetari i Preshevës, takon përfaqësuesit e klube të futbollit në Bujanoc dhe Preshevë

02.Sep.2016 17:16
0
Zëvendëskryetari i komunës së Preshevës, Xhelal Memeti takon përfaqësuesit e klubeve të futbollit nga Presheva dhe Bujanoci i cili ka premtuar se do të realizojë disa ndeshje testuese dhe do të sillen menaxher sporti nga Zvicra.

“Këto përfaqësues, vendin tonë do ta vizitojnë më 17 shtator 2016, ku do të qëndrojnë disa ditë për të diskutuar dhe organizuar ndeshjet testuese së bashku me përfaqësuesit e klubeve nga vendi jonë. Ndeshjet testuese mendohet të organizohen mes datave 24/25 shtator 2016”, ka thënë Memeti

Sipas tij qëllimi i këtyre ndeshjeve është që të vëzhgohen talentet e futbollit të grupmoshave prej 14-18 vjeç.

Gjithashtu sipas Memetit , në një të ardhme të afërt menaxherëve dhe trajnerëve nga Lugina do të i ofrohen trajnime nga ekspert ndërkombëtar , ashtu që të e përfitojnë certifikimin apo licencat nga UEFA.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues nga klubet e futbollit “Tërrnoci”, “Bukuroca”, “ Bilaçi”, “Lugina”, “Samolica”, “ Corrotica” dhe K.F “Miratoca”.

Takimi ishte konstruktiv duke u zotuar në frymë bashkëpunim për të avancuar sportin në Luginë të Preshevës dhe krijimin e kushteve më të mira në terrenet sportive ./Titulli.com/

Niset haxhilerët e parë nga Presheva (video)
Serbia arreston një "spiun kroat", rriten maksimalisht tensionet Serbi-Kroaci
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration