Xhemaili nga Lugina e Preshevës mundë t’i bashkohet kombëtares shqiptare U21
Trajneri i kombëtares shqiptare , Alban Bushi do të ndryshojë krejtësisht marsh me shpresat e tij dhe tashmë ekipi kombëtar do të fokusohet te datëlindja 1998-99, shkruan Titulli.com.
Ai ka zbuluar dhe një “xhevahir” në Serbi, fjala është për mbrojtësin e krahut të majtë Faton Xhemailin, aty ku largimi i Hakajt la goxha boshllëk.
Faton Xhemaili, është lojtar nga Lugina e Preshevës i cili ka kaluar në kampionatin e ligës së parë serbe “Radnik” të Surdulicës.
Xhemaili për Titulli.com u shpreh se ka filluar komunikimin me kombëtaren shqiptare.
“Po kam pasur disa kontakte dhe tani më ka ardhur ftesa të jem në grumbullimin e ardhshëm të trajnerit Bush. Klubi im në Serbi e ka pranuar këtë ofertë që më ka ardhur dhe shpresojë që javën e ardhshme të jem me kombëtaren”, tha Faton Xhemaili për Titulli.com.
Sipas paralajmërimeve të trajnerit, Alban Bushi me shumë mundësi Faton Xhemaili do të jetë pjesë e shqiponjave të kombëtares shqiptare U21./Titulli.com/