Xhelal Mehmeti vizitë në Gjilan për problemet e qytetarëve të Preshevës
Zëvendëskryetari i komunës së Preshevës Xhelal Mehmeti, ka vizituar komunën e Gjilanit dhe është takuar me kordinatoren e zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegj Gentiana Shabani.Temë e takimit ishtin problemet e qytetarëve të Preshevës që jetojnë në Gjilan dhe që përshkak të mungesës së dokumenteve nuk mundë të kthehen në shëtpitë e tyre.
“Diskutuam shumë qështje dhe u zotuam që tash e tutje të kemi takime më të shpeshta dhe njëkosisht të paraqiten projekte të ndryshme që tju dilet në ndihmë qytetarëve të Luginës të cilët nuk kanë drejtë të kthehen nëpër shtepitë e tyre, por njëkohësisht dhe nuk u jepet e drejtae pajisjes më dokumentacione të Kosovës”, tha Xhelal Mehmeti./Titulli.com/