Lokale
Xhandarmëria arreston shefin e bastoreve të Bujanocit dhe Preshevës
[caption id="attachment_48476" align="aligncenter" width="470"] Foto ilustruese[/caption]
Në një aksion të Xhandarmërisë dhe policisë sot në Vranjë janë arrestuarë tetë të dyshuar për zjarrvënie në objekte dhe automjete të ndryshme
Siç ka raportuar radio OK në mesin e tetë të arrestuarve është edhe Dejan Nikolliq (33) me nofkën “Kantar” (Peshore) për të cilin dyshohet se është pronar i disa bastoreve sportive ilegale dhe legale në Bujanoc dhe Preshevë, transmeton Titulli.
Të arrestuarit e tjerë akuzohen për një seri zjarrvëniesh të automobilave dhe krime të ngjashme të cilat ditëve të fundit i kanë tmerruar qytetarët e Vranjës.
Në mesin e këtyre tetë të arrestuarve për zjarrvënie është edhe një këshilltarë i Partisë Përparimtare të Serbisë në Kuvendin Komunal të Vranjës, Millosh Mlladenoviq (25) me nofkën “Žaba” (Bretkoca).
Sipas raportit të administratës policore në Vranjë e cila i është dorëzuar Kuvendit, në këtë qytetë nga viti 2008 deri më sot iu është vënë zjarri rreth njëzet makinave, restoranteve dhe shtëpive private./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!