"Xhandarmëria në Donbrosin, asgjë për t'u shqetësuar"
Lokale

"Xhandarmëria në Donbrosin, asgjë për t'u shqetësuar"

17.Jun.2015 17:48
0

Raportimi se forca të xhandarmërisë së Serbisë kanë hyrë në fshatin Dobrosin, sipas zyrtarëve policor nuk ka të bëjë me asnjë aksion, përveç një lëvizje rutinë të pjesëtarëve të kësaj njësie.

Pas raportimit të portalit informativ të gazetës “Zëri” për koncentrik të shtuar të forcave të xhandarmërisë në këtë fshat si dhe patrullim, portali informativ Titulli.com ka kontaktuar zyrtarët policor, të cilët me anonimitet janë shprehur kategorikisht për ndonjë ndërhyrje, duke vlerësuar ate si një lëvizje operative të xhandarmërisë.

“Qëndrimi i pjesëtarëve të xhandarmërisë në këtë fshat është i zakonshëm dhe nuk ka pas shtuarje të numrit të tyre. Gjithashtu nuk ka pasur kontrollime nëpër shtëpi. Ishte një operacion operativ i zakonshëm. Asgjë për t’u shqetësuar banorët e këtij fshati”, është shprehur për Titullin, zyrtari i lartë i policisë së Serbisë.

Sipas banorëve, në fshatin Dobrosin të Komunës së Bujanocit situata është e qetë, me përditshmërinë e zakonshme./Titulli.com./

******************************************************************************************************************************

Dobrosini i rrethuar nga xhandarmëria

Forca të mëdha të xhandarmërisë serbe kanë hyrë mbrëmë në fshatin kufitar Dobrosin të Bujanocit, duke shqetësuar banorët e rripit kufitarë.

Siç raportojnë burime të “Zërit” nga ky rajon, xhandarmëria nga mesnata është koncentruar në disa lagje të fshatit, si dhe ka patrulluar deri në afërsi të fshatit Stublinë, të komunës së Gjilanit.

Banorët i druajnë ndonjë skenari të mundshëm të autoriteteve në Beograd, që do të ishte me pasoja për shqiptarët e këtij lokaliteti.

Ata kërkojnë nga faktori politik dhe institucional në Luginë, që të informohen për këtë prani të xhandarëve serb në trojet shqiptare të mbetura në Serbi.

Lidhur me gjendjen e tensionuar në fshatrat e rripit kufitar, ka reaguar edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu.

“Kjo praktikë ende po vazhdon nga e kaluara. Qëllimi kryesor është ajo që ka deklaruar edhe vet gjenerali serb, që paralajmëroi se në vijim do të ketë masa të shtuara në Luginë të Preshevës. Kjo është ajo që Serbia ende po i tregon muskujt ndaj shqiptarëve”, deklaroi Musliu, ish udhëheqës politik UÇPMB-së.

Ai tha se frikë nga këto forca mund të kenë qytetarët sidomos jo vetëm në Dobrosin, por edhe përreth.

“Kjo thotë që Serbia ende po e ndjek rrugën e së kaluarës. Nuk ka ndonjë përmirësim do të thotë po e ndjek rrugën e Millosheviqit. Unë kërkova se çfarë ka ndodhë mos ka ndonjë të arrestuar apo diçka tjetër, por nuk ka asgjë për kësaj. Do të thotë atë çka e deklaroj para disa dite gjenerali serb se do të ketë forca të shtuara edhe të ushtrisë edhe të xhandarmërisë në Luginë të Preshevës, kjo sot u demonstrua”, tha ai për "Zëri".

Ndryshe, Dobrosini është fshati i parë kufitarë i banuar me shqiptar etnik, që bije në malësinë e Karadakut të Bujanocit.

15 vjet më parë ky fshat ka qenë bastioni dhe vendlindja e ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), ndërsa vetëm pak metra ku janë të stacionuar policia kufitare janë varrezat e dëshmorëve të UÇPMB-së.

Edhe më herët në këtë fshat ka provokuar xhandarmëria serbe, duke hequr dhunshëm flamurin nga varrezat. /Zëri/

Deputeti Kamberi, dorëzon propozimet për ndryshimin e kushtetutës së Serbisë (dokument)
Këshilltari komunal i LPD-së, uron besimtarët për fillimin e Ramazanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration