Xhaferi në Preshevë: S'ka afat kohor kufiri Llojan-Miratoc, përpjekjet vazhdojnë
Kryetari i kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Beograd është kthyer në Preshevë.Ai zhvilloi takim me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me të cilën biseduan për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc, shkruan Titulli.com.
“Ne jemi në përpjekje të gjithë që të gjejmë zgjidhjen dhe të hapim këtë kufi dhe besojë se kjo çështje ka qenë pjesë e agjendës se Telat Xhaferit në Beograd”, tha Shqiprim Arifi në konferencën për gazetarë.
Ndërsa Talat Xhaferi duke folur për vizitën e tij në Beograd tha se është diskutuar edhe çështja e hapjes së vendkalimit Llojan-Miratoc.
“Unë besojë se në takimin e radhës të dy qeverive Maqedoni-Serbi kjo çështje të ngritet në nivel të qeverive dhe në nivel teknik të mbyllet nevoja e hapjes së pikës kuftare”, theksoi mes tjerash Xhaferi.
Xhaferi u shpreh se angazhimi do të jetë maksimal por nuk mundë të jepet afat kohor për këtë./Titulli.com/