Vuçiqi kritikon ambasadorin gjerman në Kosovë Rohden: Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan Foto nga arkivi
Rajoni dhe Politika

Vuçiqi kritikon ambasadorin gjerman në Kosovë Rohden: Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan

21.Dec.2022 09:17
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, pasi ai ka kërkuar që barrikadat në veri të Kosovës të hiqen deri në Krishtlindje.

Rohde në një intervistë në “Interaktiv” të KTV-së kishte bërë thirrje për heqjen sa më shpejt të barrikadave.

“Keni barrikada bllokuese dhe nuk mund të lëvizni aq. Ka njerëz në veri dhe do të nënvizoja që ata po vuajnë më së shumti dhe janë bërë një top goditjeje nga politika. Kështu që, tash sidomos, meqë po vijnë Krishtlindjet, këto barrikada duhet hequr sa më parë që të jetë e mundur. Na duhet dialog dhe jo konfrontime. Qeveria ime qëndron sigurisht me Qeverinë e Kosovës për ta depërshkallëzuar situatën. Ata që janë përgjegjës për barrikadat duhet ta mendojnë mirë që po e bëjnë popullatën e tyre të vuajë”, tha Rohde. 

E Vuçiq për “TV Pink”, ka thënë se “Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan”. 

“Jemi pak më të mëdhenj për t’u gëlltitur tani. Zoti Rohde është i njohur për deklaratat anti-serbe”, ka thënë Vuçiq. 

Vuçiqi ka thënë se prej që ka dërguar kërkesë te KFOR-i për kthimin e forcave serbe në Kosovë, ai ka marrë përgjigje nga politikanë e jo zyrtarisht nga KFOR-i. 

“Tensionet do të ishim në të vogla sikur forcat tona do të ishin në Jarinjë e Bërnjak. Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan. Situata është shumë e vështirë për ne. Është e qartë se dikush mendon se është koha për të bërë presion ndaj Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

Rexhepi: Ky buxhet i komunës së Preshevës, ka të bëjë me një udhëheqës analfabet
Shifrat zyrtare: Bujanoci 54.684 banorë, Presheva 60.568 të regjistruar, rreth 36 mijë jashtë vendit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration