Vuçiq: Sistemi ynë po e lufton mirë me COVID-19, Serbia me 65 të vdekur
Lokale

Vuçiq: Sistemi ynë po e lufton mirë me COVID-19, Serbia me 65 të vdekur

30.Nov.2020 11:44
0

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Nish, duke iu përgjigjur kritikave nga ekspertët se sistemi shëndetësor mund të shembet në çdo moment, bëri një krahasim midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid-19 është më i lartë në Maqedoni sesa në Serbi, duke pasur parasysh se fqiu i tyre jugor është është një vend shumë më i vogël.

“Kroacia, e cila është 1.8 herë më e vogël, ka më shumë vdekje. Mali i Zi ka 480, është sikur ne të kemi 4.800, jo 1.500 vdekje. Bullgaria, Hungaria, Rumania gjithashtu kanë më shumë. Kjo është një sëmundje serioze dhe sistemi ynë po e lufton atë”, tha Vuçiq.

Ndryshe, në Maqedoni numri i përgjithshëm i vdekjeve nga coronavirusi është 173.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 65 persona nga koronavirusi (COVID-19), ndërsa janë shënuar 6.179 raste të reja me këtë virus.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 1.549, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 169.214.

Aktualisht janë hospitalizuar 7.256 persona, ndërsa 252 persona janë në respiratorë.

Nga dje, 15.508 persona janë testuar, duke e çuar në 1.760.489 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera.

Hulumtim: QAnon po përhap publikisht “informata misterioze” në Ballkanin Perëndimor
Gruaja më e bukur në botë që shpiku Wi-Fi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration