Vuçiq mesazhe nga Bujanoci: Do të ndërtojmë një hekurudhë të shpejtë nga Nishi në Preshevë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në rrethin e Pçinjës qëndroi edhe në Bujanoc duke kontrolluar punimet në shkollën fillore “Branko Radiçeviq”.
Ai përveç tjerash nga Bujanoci u shpreh se do të ndërtohet një hekurudhë e shpejtë nga Nishi në Preshevë, e cila mund të përfundojë për më pak se pesë vjet, transmeton Titulli.com.
"Ne do të ndërtojmë një hekurudhë që nuk do të ecë me 20 kilometra në orë, por me 120 deri në 160 kilometra në orë. Deri atëherë, hekurudha midis Nishit dhe Beogradit gjithashtu do të përfundojë," tha Vuçiq në Bujanoc.
Presidenti u tha gazetarëve gjatë turneut se pagat dhe pensionet do të jenë më të larta ndërsa kishin dhjetarë serb lokal për ta pritur presidentin e Serbisë.
“Ne duhet të sigurohemi që pagat të rriten më shpejt edhe në rrethin e Pçinjit”, shtoi Vuçiq./Titulli.com/