Vuçiq i ankohet deputetit gjerman për Kurtin
Deputeti i Bundestagut gjerman Peter Beyer është pritur në një takim në Beograd nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq me të cilin ka biseduar për ngjarjet e fundit në Kosovë.
Siç njofton zyra për media e Vuçiqit në takim, kreu i shtetit serb ka deklaruar se situata në Kosovë, pa nevojë po përshkallëzohet, njofton Klankosova.tv.
Ai po ashtu theksoi se “kryeministri Albin Kurti me këmbëngulje i shmanget përmbushjes së obligimeve të marra nga Marrëveshja e Brukselit, e cila në radhë të parë ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Deputeti i Bundestagut gjerman qëndroi të premtën për vizitë në Kosovë ku pati takime me liderë e zyrtarë të tjerë në Prishtinë.
Ai në një intervistë për Klan Kosova tha se është i dëshpëruar me Bashkimin Evropian, me mënyrën qysh po sillet ndaj Serbisë.