Vuçiq: Do të marrë vaksinën kineze "Sinopharm" në fundjavë, mbi 13.000 persona janë vaksinuar
Në Serbi, më shumë se 13.000 persona janë vaksinuar kundër koronavirusit (COVID-19) që nga dita e martë në mëngjes deri në orën 13:00, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, transmeton Titulli.com.
Në video-porosinë e publikuar në Instagram, Vuçiç shprehu kënaqësi që imunizimit iu përgjigjën bashkëqytetarët më të moshuar.
“Nesër do të vazhdojmë dhe do të tentojmë të thyejmë rekord, të shkojmë në 30.000 persona të vaksinuar”, shtoi ai.
Presidenti aleksander Vuçiq njoftoi më herët të martën fillimin e fushatës masive të vaksinimit dhe tha se injektimet do të bëheshin në rreth 300 qendra në qytetet më të mëdha të serbisë. Vetë Vuçiq do të marrë vaksinën e Sinopharm në fundjavë.
Serbia siguroi mbi 1 milionë doza të tre vaksinave dhe pranoi kushtet për shpërndarjen e gjashtë milionë dozave shtesë, tha kryeministrja Ana Brnabiq.
Në Serbi dje filloi vaksinimi masiv kundër koronavirusit (COVID-19), ndërsa qytetarët përmes një aplikacioni paraqiten për imunizim, mund të zgjedhin edhe prodhuesin e vaksinës./Titulli.com/