Vuçiq: Do kemi tri dënime të forta po s’e pranuam propozimin franko-gjerman
Rajoni dhe Politika

Vuçiq: Do kemi tri dënime të forta po s’e pranuam propozimin franko-gjerman

24.Jan.2023 09:17
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në takimin me “pesëshen” ndërkombëtare të premten i është thënë se duhet ta pranojë Serbia propozimin e tyre, sepse në të kundërtën do të ndërpritet procesi i integrimeve evropiane.

 

Ai shtoi se i është thënë se Serbia do të përballet me ndalimin dhe tërheqjen e investimeve dhe se masa e tretë do të jetë e përgjithshme ekonomike që do të ketë pasoja për Serbinë.

“Ka ardhur “Pesëshja perëndimore”, në fjalinë e dytë që më është komunikuar thuhej – duhet ta pranoni këtë plan (francezo-gjerman) dhe nëse nuk e pranoni, do të përballeni me pasojat”, ka thënë Vuçiq në një konferencë drejtuar popullit serb.

“Do të përballeni nën një ndërprerje të procesit të integrimit evropian, nën dy do të përballeni me ndalimin dhe tërheqjen e investimeve, nën tre masa gjithëpërfshirëse në kuptimin politik dhe ekonomik që do ta dëmtojnë Serbinë. Kjo më është përsëritur edhe tri herë gjatë bisedës dhe çdo herë kam reaguar ashpër ndaj kësaj”, ka thënë Vuçiq.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, së Kosovës Arbërie Nagavci vizitoi Preshevën (foto)
Ambasadori i SHBA-së në BeogradHill: Një herë Asociacioni, pastaj pason plani franko-gjerman
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration