Vuçiq, bisedimet për qeverinë e re i nisë me pakicat
Lokale

Vuçiq, bisedimet për qeverinë e re i nisë me pakicat

05.Apr.2014 16:57
0
Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe (PPS) Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar të shtunën se Qeveria e Re do të duhej të formohej më së voni deri më 25 prill, kurse bisedimet e para rreth përbërjes së saj priten të fillojn të hënën, më 7 prill, me liderin e Koalicionit të Hungarezëve të Vojvodinës, Ishtvan Pastorin. Siç shkruan agjencia Beta, sipas paralajmërimit të Vuçiqit pas mbledhjes së Kryesisë së PPS-së që do të mbahet të martën më 8 prill, do të bisedohet me liderin e Partisë Socialiste të Serbisë (PSS) Ivica Daçiq, kurse më pas do të pasojnë bisedimet me përfaqësuesit e Partisë së Re Demokratike të Boris Tadiqit. Sipas burimeve të portalit Titulli të afërta me Partinë për Verim Demokratik, edhe përfaqësuesit e këtij subjekti shqiptar që ka fituar dy mandate në zgjedhjet parlamentare, janë të ftuar për të biseduar rreth formimit të Qeverisë së re të Serbisë. Megjithatë, siç ka nënvizuar Vuçiq në deklaratën e tij, kjo nuk nënkupton edhe arritjen e marrëveshjes me palët që bisedohet për të hyrë në Qeveri, pasi që vendimin përfundimtar rreth përbërjes së saj do ta sjellë Bordi kryesor i PPS-së. Ai, gjithashtu ka thënë se konstituimi  i Parlametit të ri do të duhej të caktohet për 16 dhe 17 prill. Duke folur për qeverinë e re, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ajo nuk do të ketë më shumë se 19 ministri, kurse për efikasitetin e saj, siç ka theksuar lideri i Përparimtarëve, do të paraqitet një ekspoze i cili do të duhej të sillej më 24 apo 25 prill./Titulli.com/
Qytetarët të pakënaqur me punësimin në komunë të Bujanocit
KBI organizon tribunë fetare për maturantët e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration