Vuçiq alarmon për regjistrimin: Numri i saktë i shqiptarëve në Serbi nuk do të dihet kurrë
Lokale

Vuçiq alarmon për regjistrimin: Numri i saktë i shqiptarëve në Serbi nuk do të dihet kurrë

26.Oct.2022 10:16
0

Edhe pse shqiptarët nga jugu e shohin regjistrimin aktual të popullsisë si një shans për të përcaktuar për herë të parë numrin e tyre të saktë në vendin ku jetojnë, i cili sipas hulumtimeve është dyfishi i numrit zyrtar, presidenti Aleksandar Vuçiq thotë se kjo nuk do të ndodhë sepse thotë ai se shumë familje regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbi.

Që nga fillimi, regjistrimi i popullsisë ka qenë një temë veçanërisht e njohur në komunitetin shqiptar, i cili pas bojkotit në vitin 2011 pranoi të merrte pjesë pikërisht për të zbuluar numrin e saktë të shqiptarëve për herë të parë dhe me rritjen e numrit, shkrun juznevesti, përcjellë Titulli.com.

Sipas deklaratës shqiptarët presin një trajtim tjetër të shtetit ndaj tyre dhe hyrje më të madhe të parave në komunat në jug të Serbisë.

Liderët politikë të shqiptarëve bëjnë thirrje për një reagim masiv dhe tema e regjistrimit u ngrit para misioneve diplomatike të OSBE-së, Bashkimit Evropian dhe zyrtarëve të Kosovës, por edhe në hapjen e fabrikës Gruner në Vllasotinc, ku ishte presidenti Vuçiq prezente.

Presidenti pohon se shumë familje raportojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbi dhe se numri i saktë i shqiptarëve në Serbi nuk do të dihet kurrë.

Bërnabiq shpalos prioritetet e Qeverisë së re të Serbisë
Emrat e kandidatëve nga lista "Partia Demokratike- Dr sci Nagip Arifi", me numër 1
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration