
Vuçiq: Do të përkrahim Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën që të mos zbrazet
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë në Leskoc se shteti do të vazhdojë ndihmën ndaj komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë me qëllim që të parandalojë migrimin në këtë rajon.Ai u shpreh se për këtë problematikë janë ankuar politikanët shqiptarë të cilët shkojnë në kabinetin e tij dhe vendet tjera qeveritare.
Vuçiq theksoi se do të përkrah zhvillimin e këtij vendi përmes formave të ndryshme./Titulli.com/