Vranjë: Vret gruan me pushkë, tenton vetëvrasjen
Lokale

Vranjë: Vret gruan me pushkë, tenton vetëvrasjen

03.Nov.2014 11:53
0
Radomir Gjorgjeviq (58) nga fshati Sodercë, rrethina e Vranjës, pas një grindje të shkurtë të dielën në shtëpi, ka vrarë me pushkë gjuetie bashkëshorten Branka Gjorgjeviq (54).

Sipas kumtesës së Policisë në Vranjë, ngjarja ka ndodhë rreth orës 15:30, kur Radomiri nga pushka e gjuetisë që e mbante me leje, ka shtënë në drejtim të bashkëshortes Branka, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas shkrepjes së pushkës, Radomiri me të njëjtën armë ka tentuar të kryejë vetëvrasje, me ç’rast pas plagosjes me veturën e ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin e Vranjës e më pas në Qendrën Klinike në Nish.

Siç transmeton OK Radio, Radomiri ishte punëtorë në “Simpo”, ndërsa gruaja e tij amvise. Kanë dy fëmijë të rritur, djalin e martuar i cili ka kryer akademinë ushtarake si dhe një vajzë të fejuar./Titulli.com/

Droni, Albani dhe Zorica!
Marrëveshjet paraprake mundë të "hapin"pazaret për qeverisjen e ardhshme komunale në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration