Vraja përfiton projektin e një sistemi rajonal të menaxhimit të mbeturinave, Bujanoci e Presheva transferojnë
Rrethi i Pçinjës do të marrë projektin e një sistemi rajonal të menaxhimit të mbeturinave (deponie) me qendër në Vranjë, gjegjësisht zgjerim të deponisë ekzistuese “Meteris”, tha ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Goran Vesiq, transmeton Titulli.com.
Sipas tij vlera e investimit të fazës 1 është 13.3 milionë euro, nga të cilat 10 milionë euro janë kredi nga KFV Bank, ndërsa Gjermania dhuron 2.48 milionë euro dhe përfundimi i punimeve është parashikuar në fund të vitit 2026.
Projekti përfshin Surdulicën, Trgovishten, Preshevën, Bujanocin dhe Bosilegradin, mbeturinat e të cilave do të përfundojnë në deponinë “Meteris”.
Minitri Vesiq u shpreh se faza e parë përfshin prokurimin e pajisjeve për grumbullimin e mbetjeve komunale në Vranjë dhe komunat përreth, dhe e dyta ngritjen e plotë të "sistemit me dy kosha", me prokurimin e pajisjeve për ndarjen e mbetjeve në pikën e origjinës, ndërtimi i stacioneve të transferimit dhe kantiereve të riciklimit, përjellë Titulli.com.
"Vlera totale e investimeve të fazës 1 në Vranjë është 13.3 milionë euro, nga të cilat vlera e investimit për fazën e parë të qendrës rajonale të menaxhimit të mbeturinave në Vranjë dhe pajisje për grumbullimin e mbeturinave komunale është 12.5 milionë euro, ndërsa për Faza e parë e prokurimit të pajisjeve për grumbullimin e mbeturinave komunale është parashikuar 800.000 euro mbeturina në komunat përreth", theksoi Vesiq.
Përveç Rrethit të Pçinjës, një sistem rajonal i menaxhimit të mbeturinave është planifikuar në rrethin e Rasinit, me qendër në Krushevc./Titulli.com/