Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiqi
Rajoni dhe Politika

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiqi

17.Apr.2024 08:29
0

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka marr me shumë zemërim votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e quajtur një ditë turpi.

 

Daçiqi që ishte zgjedhur në krye të ekipit të Qeverisë së Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ka deklaruar se  sot është ditë turpi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pasi për herë të parë në histori është rekomanduar anëtarësimi i diçkaje që nuk është shtet dhe që, sipas tij, nuk  plotësojnë kërkesat themelore në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Me këtë vendim të imponuar nga forca e fuqive ndërkombëtare, ato cenuan vetë themelet e Këshillit të Evropës dhe rendin juridik ndërkombëtar. Për çfarë parimi të mbrojtjes së integritetit territorial do të vazhdojnë të flasin, kur e cenuan integritetin territorial të Serbisë?’, ka thënë Daçiq, raportojnë mediat serbe.

Siç tha ai, Serbia do të vazhdojë luftën e saj me të gjitha forcat.

“Ne do të luftojmë që ai vendim të mos miratohet në Këshillin e Ministrave më 16 maj. Dhe do ta shohim vlerën e fjalës së bashkësisë ndërkombëtare që i dhanë presidentit Aleksandar Vuçiq se Kosova nuk do të pranohet në Këshillin e Evropës derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ose do të jetë përsëri një gënjeshtër”, ka thënë Daçiq, transmeton telegrafi.

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës sot mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

 

Pro anëtarësimit të Kosovës votuan 131 deputetë, kundër 29 dhe 11 abstenuan.

Asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia kundër hyrjes së Kosovës në Këshillin e Evropës nuk u miratuan dhe si të tilla u hodhën poshtë.

Votimit i parapriu një debat që zgjati më shumë se dy orë. Shumica e deputetëve që morën fjalën e mbështetën anëtarësimin e Kosovës. Serbia e kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Çështja tash kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët do të vendosin në muajin maj nëse Kosova do të bëhet anëtarja e 47-të e organizatës.

Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj. Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj.

BE-ja kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën
Që nga mesnata, Serbia po i mban të bllokuar disa autobusë të Kosovës në kufi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration