Vllasi: Serbia nuk mund të pengojë krijimin e Asociacionit në Luginë
Lokale

Vllasi: Serbia nuk mund të pengojë krijimin e Asociacionit në Luginë

10.Sep.2015 19:14
0
Ideja e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare, po vlerësohet si ide e drejtë. Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Azem Vllasi, ka thënë për ORAinfo se krijimi i një Asociacioni të tillë me shumicë shqiptare është i realizueshëm.
“Ideja është e mirë dhe lehtë e realizueshme, pasi Komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegja kanë shumëçka të përbashkët, jo vetëm etnikisht, por edhe në aspektet e tjera. Një Asociacioni i tillë do ishte shumë i dobishëm për ta”, ka thënë Vllasi, duke shtuar se Serbia e ka të pamundur të ndalojë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare.

“Serbisë ndoshta nuk i vjen mirë, por nuk ka mundësi që të pengojnë një gjë të tillë, sepse janë do konventa evropiane për të drejtat e organizmit regjional që e lejojnë një gjë të tillë”, ka thënë Vllasi. “Nëse ky Asociacion është i mirë për serbët, pse mos të jetë model edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës”.

Duke komentuar deklaratat e drejtorit të zyrës serbe për Kosovës, Marko Gjuriq, i cili ditë me parë e ka quajtur të pamundur dhe qesharake idenë e shqiptarëve të Luginës se Preshevës, Vllasi ka theksuar se Gjuriq vazhdon të jetë i ngarkuar me ide raciste, duke menduar se vetëm serbët kanë të drejtë në çdo gjë ndërsa të tjerët jo. /Titulli.com/
Polici mikpritës preshevar pritet nga ministri Stefanoviq (Foto & Video)
Mospajtimet për Asociacionin e Komunave Shqiptare të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration