Viti i ri shkollor me pushim dimëror në dy pjesë dhe reforma në vlerësim
Lokale

Viti i ri shkollor me pushim dimëror në dy pjesë dhe reforma në vlerësim

14.Jun.2015 21:19
0
Nga një shtatori do të ketë një mënyrë të re të vlerësimit në notimin e nxënësve, si dhe ndryshime në kalendarin e pushimit dimëror.

Sipas ministrit të Arsimit të Serbisë, Srgjan Verbiq, nga viti i ri shkollor do të fillohet me sistemin e ri të notimit të nxënësve që regjistrohen në klasë të parë.

Në vend të “notimit përshkrues të pafund” mësuesit do të notojnë në mënyrë standarde në “formën e cila do të mundësojë përpunimin e të dhënave elektronike”.

“Ky sistem do të na mundësojë përcjelljen e të arriturave të nxënësve dhe realizimin, të cilin deri më tani nuk kemi mundur ta bëjmë”, ka thënë Verbiq për agjencinë Beta, transmeton Titulli.com.

Ai ka deklaruar se kjo mënyrë e vlerësimit do të ketë përparësi, pasi do t’i mundësojë një qasje më të mirë si mësuesve njashtu edhe prindërve.

Gjithashtu, ministri ka nënvizuar se në vitin e ri shkollor, pushimi dimëror në shkolla do të ndahet në dy pjesë.

“Punën e parë që do ta bëjmë është shtyrja e pushimit dimëror”, tha Verbiq.

Me kalendarin e ri të zhvillimit të procesit edukativo-arsimor, pushimi dimëror është i ndarë në dy pjesë, pjesa e parë fillon të enjten, 31 dhjetor 2015 dhe përfundon të premten, 8 janar 2016.

Pjesa e dytë fillon të hënën, 1 shkurt 2016 dhe përmbyllet të premten, 12 shkurt 2016.

Në këtë vit shkollor që po e lëmë pas, pushimi dimëror ishte vetëm në një pjesë dhe ai zgjati prej 31 dhjetor 2014 deri më 19 janar 2015./Titulli.com/

Edhe një tërnocas pritet t'i bashkohet Kombëtares!
Fillojnë testimet për pranin në shkollat e mesme në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration