Viti i ri “bllokon” komunikacionin në Bujanoc (video)
Lokale

Viti i ri “bllokon” komunikacionin në Bujanoc (video)

31.Dec.2012 14:49
0

Bujanoci-komunikacioni

Shumë qytetarë të vendbanimeve përreth ia kanë mësyrë sot qytetit për tu përgatitur për natën e viti të ri Automjete të shumta dhe njerëz në qytet e në shitore, karakterizojnë ditën e fundit të vitit 2012 në qytetin e Bujanocit. Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, si atyre që jetojnë në këtë komunë, por edhe mërgimtarëve, kanë zgjedhur që me makinat e tyre të dalin në qytet. Kjo zgjedhje ka shkaktuar tollovi në komunikacion, sidomos në orët e paradites, ndërsa është dashur që të angazhohet edhe policia e trafikut për të zhbllokuar udhëkryqin që lidhë rrugën e Kosovës me qendrën e qytetit të Bujanocit, por edhe rrugë tjera më të frekuentuara. Vështirë ishte të gjendej parking për makina si dhe të vije në radhë për të blerë artikuj ushqimorë në shumë prej shitoreve të qytetit. Nga ana tjetër, për natën e vitit të ri është organizuar edhe manifestimi në qendër të fshatit Tërnoc i cili do të fillojë nga ora 22h. “Si viteve të kaluara edhe këtë vit do të organizohet manifestim tashmë tradicionalë në qendër të fshatit Tërnoc”, deklaroi për Titullin Agim Haliti, kryetar i Bashkësisë Lokale të Tërnocit. Sipas Halitit këtë vit do të jetë një risi pasi përveç muzikës, me anë të videos do të kujtohet edhe festimi i viti të ri që u bë në kohën e Komandant Lleshit (2000/2001). “Jemi duke i bërë përgatitjet që me anë të projektorit të transmetojmë videon kur Komandant Lleshi së bashku me qytetarët e Komunës së Bujanocit festoi vitin e ri në sheshin e Tërnocit”, përfundoi Haliti./Titulli.com/ http://youtu.be/sPIcSt4yseg
New York, jo është në Bujanoc! (video)
Urimet e institucioneve me rastin e vitit të ri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration