Viktima e sulmit me thikë në Zvicër u varros të mërkurën në Preshevë
Lokale

Viktima e sulmit me thikë në Zvicër u varros të mërkurën në Preshevë

25.Mar.2015 22:43
0
49 vjeçari Xhevat Ibrahimi nga fshati Tërrnavë i Komunës së Preshevës sot është përcjell për në banesën e fundit në varrezat e fshatit. Varrimi u bë pas namazit të iqindisë.

Qindra qytetarë të mërkurën i dhanë përshëndetjen e fundit të ndjerit Xhevat Ibrahimi, i cili të dielën tragjikisht humbi jetën në Zvicër.

Banorë nga Tërrnava si dhe vendbanime tjera, morën pjesë në ceremoninë mortore së bashku me familjarë, miq e dashamirë, raporton Titulli.com.

I ndjeri Xhevat Ibrahimi ndërroi jetë të dielën në Heiden, kantoni i Appenzell Ausserrhoden, pasi ishte therrur me thikë nga një shqiptarë i Kosovës.

Ngjarja e dhunshme ka ndodhur pas një konflikti në mes të dy grupeve

Kosovari 52 vjeçar I.D. kishte nxjerrë thikën dhe ka qëlluar 49 vjeçarin nga Presheva.

Plagët e shkaktuara me thikë kanë qenë fatale për viktimën i cili ka vdekur në spital.

Policia zvicerane konsideron se shkas i fillimit të zënkës ka qenë një ndeshje futbolli që ishte zhvilluar më herët dhe se problemet kishin filluar mes djemve të sulmuesit dhe viktimës duke shkaktuar zënkën e cila është përshkallëzuar me vrasje.

I ndjeri Xhevat Ibrahimi me familje jetonte dhe vepronte në Zvicër. /Titulli.com/

Takimi i Tiranës në mbështetje të Luginës së Preshevës
Paralajmërim: Komuna e Preshevës do të mbetet pa energji elektrike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration