Vijnë vendimet e para për ndarjen e aksioneve për të punësuarit në media, në mesin e tyre edhe RTB dhe RTP
Lokale

Vijnë vendimet e para për ndarjen e aksioneve për të punësuarit në media, në mesin e tyre edhe RTB dhe RTP

22.Feb.2016 13:01
0
Ministria e ekonomisë ka ndarë gjashtë vendime për ndarjen e kapitalit, pa kompensim, të punësuarve në media, ka njoftuar Ministria e ekonomisë, raporton Titulli.com.

Vendimet janë ndarë për këto media “Reç radnika” nga Aleksinci, NP “TV Smederevo”, NP “Radio Bujanoci”, NP “Informativni centar” nga Oxhaci, “Qendra informative” Tutin, dhe Ndërmarrja publike informative “Presheva”, derisa vendimet për NP “Shtampa” dhe radio e film “Bor” janë në përgatitje e sipër, ka njoftuar ministria e ekonomisë nëpërjmet një komunikate, njofton Titulli.com.

Për tetë media në rrjedhë e sipër është procedura e kontrollimit të dokumentacionit dhe të dhënave, ndërsa njëra prej lëndëve është në gjykatë, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Njëra prej mediave  ende nuk ka paraqitur të dhënat, si dhe dokumentacionin sipas procedurës së regjistrimit të aksioneve pa kompensim.

Ministria e ekonomisë, pas paraqitjes së dokumentacionit të duhur të mediave tjera, do të zbatojë të gjitha procedurat e domosdoshme, dhe do të sjell vendimet e nevojshme që të punësuarit të realizojnë të drejtat e tyre, thuhet në fund të komunikatës së lëshuar nga Ministria e ekonomisë në qeverinë e Serbisë./Titulli.com/

Shënohet "Dita e Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë", mediat e Luginës pjesëmarrës në këtë aktivitet (foto&video)
PVD: Deri më 7 mars të arrihet marrëveshja për zgjedhjet parlamentare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration