“Vetëm” Lugina e paguan sigurimin, jo edhe serbët e Kosovës !
Lokale

“Vetëm” Lugina e paguan sigurimin, jo edhe serbët e Kosovës !

01.Aug.2012 12:38
0

Shqiptarët e Luginës dhe ata të Kosovës po dëmtohen me pagesat e taksave të sigurimit për automjete. Këtij vendimi po i “shpëtojnë” serbët e Kosovës të cilët kanë nga dy palë targa, të Kosovës dhe Serbisë. Në redaksinë e Titullit këtë shqetësim përmes fakteve e kanë paraqitur bashkatdhetarët që janë për pushime në Luginë. “Ishim duke u kthyer nga Kosova dhe afër pikës kontrolluese në Konçul pamë një drejtues të automjetit me targa të Kosovës duke i ndërruar me ato të Serbisë”, tha për Titullin E.I. Ai shpjegoi se ky qytetarë serb së pari shikoi në drejtimin tonë, kur pa se jemi me targa të huaja, lirshëm i ndërroi nga të Kosovës me ato të Serbisë (GL). “E denoncojmë këtë rast dhe shumë të tilla që ndodhin, pasi jemi të shqetësuar për shqiptarët që jetojnë në Luginë e të cilët duhet të paguajnë këtë taksë prej 20 euro për të hyrë në Kosovë, pasi që një taksë e tillë është një barrë shumë e rëndë në këtë kohe krize ekonomike”, përfundoi denoncuesi, i cili me telefonin e tij kishte arritur ti kapë pamjet e ndërrimit të targave. Policia e Kosovës nga 1 qershori ka ndaluar qarkullimin e automjeteve me targa të Serbisë që kanë inicialet e qyteteve të Kosovës. Në disa raste ata ia kanë sekuestruar targat e Serbisë, mirëpo si duket një numër i konsiderueshëm edhe sot i shfrytëzojnë këto targa, në këtë rast vetëm në territorin e Serbisë dhe kështu i ikin pagesës së taksës së sigurimit të automjetit. Qeveria e Kosovës në shenjë reciprociteti me Serbinë, ka vendosur tarifat kufitare për ata që hyjnë nga Serbia në Kosovë, nga dhjetori i vitit të kaluar, si rrjedhojë e marrëveshjes Prishtinë – Beograd në Bruksel. 60 euro ishte pagesa minimale që një person ka paguar sigurim nëse hyn me makinë nga Serbia në Kosovë, e cila ka pas vleftë vetëm për 2 javë qëndrim, kurse tani me zbritje ata paguajnë 20 euro sigurim për makinë, për një javë qëndrim./Titulli.com/
KKSH: Dimensione të reja të bashkëpunimit
Riza Halimi “prish” koalicionin në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration